Home / Kryesoret / Kumanovë, marsh përkujtimor në Lagjen e Trimave

Kumanovë, marsh përkujtimor në Lagjen e Trimave

Këshilli i Familjareve nga Lagja e Trimave fton gjithë shqiptaret te marrin pjese ne Marrshin Përkujtimore qe do mbahet me 9 Maj, me fillim nga ora 14. Nisja behet nga Lagja e Trimave ku ndodhi aksioni policore ne vitin e kaluar.

“Ideja për të shënuar këtë ditë me një organizim të tillë është e sinqertë dhe e dalur nga vetë familjarët e përfshirë në ngjarjet e 9 Majit dhe pa ndonjë prapavi politike.
Ky vendim është sjellur njëkohsisht me qëllimin që edhe të tjerët mos të keqpërdorin ngjarjet e 9 Majit dhe për përfitime politike ditore”, thuhet në kumtesën me shkrim nga Këshilli i Familjareve në Lagjen e Trimave

Një vit më pare në aksion mes policisë dhe një grupi të armatosur, që prezantohej si Ushtria Çlirimtare Kombëtare, mbetën të vrarë 22 persona, prej të cilëve 8 pjesëtarë të forcave të sigurimit dhe 14 nga grupi i armatosur.

“I bëjmë apel Bashkësisë Ndërkombëtare, SHBA dhe BE se Terrorizmi nuk ka fe e as kombësi. Kërkojmë hetim ndërkombëtarë për Lagjen e Trimave dhe zbardhjen e këtij rasti deri në fund. Ndal terrorit shtetërorë ndaj shqiptarëve dhe rasteve të montuara në vazhdimsi te shqiptarët”, thuhet më tej në kumtesë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *