Home / Kryesoret / Lazim Destani: urime të gjithë atyre që e duan “Shkëndijën”

Lazim Destani: urime të gjithë atyre që e duan “Shkëndijën”

Pronari i KF “Shkëndija” nga Tetova dhe i kompanisë “Ecolog”, Lazim Destani, përmes “Facebook”-ut ka uruar tifozët “Ballistët” dhe të gjithë simpatizuesit e klubit për suksesin historik-fitimin e kupës së Maqedonisë në futboll. Ja postimi i tij i plotë:

“Gëzuar Ballistë! Të nderuar tifozë dhe qytetarë! Simpatizantë të Shkëndijës nga të gjitha trojet tona ! Sonte KF Shkëndija, në stadiumin Filipi II në Shkup, na i solli emocionet më të fuqishme të këtij stinori duke e fituar trofeun e parë në historinë e klubit. Në finalen e Kupës së Maqedonisë përballë Rabotniçkit, futbollistët e Shkëndijës e rrëmbyen trofeun dhe me këtë fitore ua sollën kënaqësinë dhe emocionet e shumëpritura Ballistëve, tifozëve dhe gjithë atyre që e duan Shkëndijën. Urime ju futbollistëve, stafit teknik dhe menaxhmentit të KF Shkëndija!”
Të gjithëve ju uroj shëndet e suksese të njëpasnjëshme”, – ka shkruar Lazim Destani në facebook

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *