Home / Lajme / Kronika e zezë / Lëndohet rëndë një vajzë 14 vjeçare në Gostivar

Lëndohet rëndë një vajzë 14 vjeçare në Gostivar

Një vajzë 14 vjeçare nga Gostivari është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ndodhi dje rreth orës 2 e 30 min në Gostivar, transmeton TetovaSot.

Ashtu si informoi sot zëdhënësi i SPB-së në Tetovë, Marjan Josifovski, trafiku ka ndodhur midis një motoçiklete, e drejtuar nga një 16 vjeçar nga Gostivari ku si bashkëudhëtare ka qenë vajza 14 vjeçare dhe veturës së tipit “Ford Eskor” që është drejtuar nga R.S.(23) njashtu nga Gostivari.

Vajza është lënduar rëndë dhe me veturë taksi është dërguar në spitalin e Gostivarit, ku pas marrjes së ndihmës mjekësore për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dërguar në Klinikat e Shkupit.

Pas autorizimit të prokurorit publik, kontroll në vend ngjarje ka kryer ekipi i stacionit policor në Gostivar dhe është duke punuar në vërtetimin e arsyeve dhe gjithçka që ka të bëjë me aksidentin.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *