Home / Lajme / Maqedoni / LSDM: Do të merret vesh e vërteta për Lagjen e trimave

LSDM: Do të merret vesh e vërteta për Lagjen e trimave

LSDM-ja opozitare në njoftimin e sotëm përmend se opinioni do ta marr vesh të vërtetën për ngjarjet që ndodhën para një viti në Lagjen e trimave në Kumanovë dhe se fajtorët e përfshirë do të merren në përgjegjësi, transmeton TetovaSot.

LSDM pyet se vepër e kujt janë ngjarjet në Lagjen e trimave në Kumanovë dhe pse Qeveria vitin e kaluar nuk e ka penguar grupin e armatosur. Përmend se familjet e tetë policëve të vrarë dhe banorët që ngelën pa shtëpi po e presin të vërtetën.

“LSDM e ndan dhimbjen, revoltin dhe mllefin me qytetarët që përjetuan 9 majin dhe porosit se opinioni do ta merr vesh të vërtetën, ndërsa të përfshirët dhe fajtorët do të merren në përgjegjësi”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *