Home / Kryesoret / LSDM është për qeveri teknike

LSDM është për qeveri teknike

Formimi i qeverisë së re teknike për zbatimin e reformave të nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe kredibile, paralajmëruan nga Lidhja Social Demokratike e Maqedonisë.

Prej atje, për momentin nuk po zbulojnë nëse janë duke u udhëhequr bisedime për formimin e një qeverie të tillë dhe për formatin e saj.

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov në pres konferencën e djeshme tha se këtë gjë e kanë thënë para konstatimit të dorëheqjeve të ministrave të tyre dhe kthimin e ministrave të VMRO-DPMNE-së në Qeveri.

“Kemi thënë qysh në momentin kur është tentuar që të prishet Qeveria nga Përzhino, me qëllim që të fshihen krimet e Gruevskit, se gjithçka që kanë bërë deri më tani do ta shkelin, do të shkelet edhe kjo qeveri”, tha Shilegov.

Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mancevski, në protestën në Veles theksoi se shumë shpejtë do të formohet një qeveri që do t`i plotësoje kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Përndryshe, në njoftimin e ambasadës holandeze u rekomandua në atë se cilët persona do të marrin pjesë në një qeveri të tillë.

“Pjesëmarrja e personave që janë nën hetim të Prokurorisë Speciale Publike në qeverinë e përkohshme ose në cilin do funksion politik nuk kontribuon në kthimin e besimit te qytetarët”, thuhej në njoftim

Gjithashtu lexo

Almira e vogel ka nevoj per ndhim nëna e Almirës ju lutet të gjithëve

Sapo na erdhi ky mesazh në redaksin e mesazheve të Televizionit Koha. Nje nënë kërkon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *