Home / Kryesoret / Maqedoni, gjatë vitit 2015 më shumë martesa se sa shkurorëzime

Maqedoni, gjatë vitit 2015 më shumë martesa se sa shkurorëzime

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, gjatë vitit 2015 në Maqedoni janë regjistruar më shumë martesa se sa shkurorëzime, njofton Portalb.

Numri i martesave në vitin 2015 ka qenë 14.186 dhe është i rritur për 2.7% më shumë se sa vitin e kaluar. Në vitin 2015, 2.200 çifte janë shkurorëzuar, gjegjësisht 0.5% më pak se në vitin 2014.

Më shumë martesa, 1844 ose 13% janë bërë në gusht, ndërkaq më pak 702 ose 4.9%, në mars. Më së shpeshti janë martuar për herë të parë, gjegjësisht gratë 92.6%, ndërkaq burrat 91.2%.

Për së dyti herë janë martuar 8.1%, ndërkaq për së treti herë 0.7%, transmeton Portalb.

Mosha mesatare e nuseve në Maqedoni është 26.2 vjet, ndërkaq e dhëndurëve 29 vjet.

Më së pakti shkurorëzime janë bërë gjatë muajit gusht, 74 ose 3.4%, ndërkaq më së shumti gjatë muajit dhjetor edhe atë 205 ose 10.5%.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, shumica e shkurorëzimeve, 498, kanë ndodhur në periudhën prej 5 – 9 vjet pas martesës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *