Home / Kryesoret / Maqedonia shënon Ditën e Evropës dhe fitoren mbi fashizmin

Maqedonia shënon Ditën e Evropës dhe fitoren mbi fashizmin

Me disa aktivitete në Maqedoni sot do të shënohet 9 Maji – Dita e fitores mbi fashizmin dhe Dita e Evropës.

Në Shkup, sot me ngjarjen “Të rinjtë dhe mobiliteti” do të shënohet Dita e Evropës.

Ngjarjen e organizojnë Rrjeti i sapo-themeluar evropian i instituteve kulturore – EUINC Shkup, Qendra italiane “Dante Aligieri”, Instituti francez në Shkup, Agjencia nacionale për programe arsimore evropiane dhe mobilitet në RM.

Ngjarja, e cila është me rastin e Ditës së Evropës, po edhe për 20 vjetorin e Servisit vullnetar evropian, janë parashikuar seminare me anëtaret e rrjetit EUINIC Shkup, në të cilën të rinjtë do të njoftohen me atë se si të përgatiten për mobilizim në Evropë, si të plotësojnë CV dhe letër motivuese në disa gjuhë, si ta përcaktojnë nivelin gjuhësor dhe si të vijnë deri në disa informacione të dobishme në këtë temë.

Me rastin e Ditës së fitores mbi fashizmin, Lidhja e luftëtarëve nga LNÇ dhe lufta antifashiste e Maqedonisë organizon tubim solemn në Shtëpinë e ARM-së në Shkup, ndërsa në Prilep në Qendrën për kulturë “Marko Cepenkov” me filmin “Tigri i bardhë” në regji të Karen Shahnazarov do të hapet Revia e filmave rusë.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *