Home / Kryesoret / Menduh Thaçi realizoi takim me delegacionin e MPJ të Holandës

Menduh Thaçi realizoi takim me delegacionin e MPJ të Holandës

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi sot në selinë e partisë realizoi takim me delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës. Delegacionin Holandez e kryesonte Drejtor i Përgjithshëm i Bashkëpunimit me Evropën, z.Robert de Groot, të cilin e shoqëronin znj.Suzanne de-Groot dhe z.Martijn Lucassen – Zyrtarë të Lartë të Politikës nga MPJ të Holandës në Drejtorinë e Bashkimit Evropian, si dhe Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në vend, Wouter Plomp.

Në takim është biseduar për krizën politike në vend dhe pikëpamjet e PDSH-së për tejkalimin e kësaj situate, si dhe për tema të tjera në interes të përbashkët.

Kryetari Thaçi në takim shpalosi ofertën e PDSH-së për daljen nga kriza politike, si dhe për përshpejtimin e procesit të integrimit euro-atlantik. Në këtë kontekst, Kryetari Thaçi theksoi se krahas sfidave me të cilat ballafaqohet vendi, fokusimi në agjendën euro-atlantike përmes zbatimit dhe realizimit të reformave të vendosura nga Komisioni Evropian, përfshirë këtu edhe marrëdhëniet ndëretnike, si dhe zgjidhja e tyre konform Marrëveshjes se Re politike që e ofron PDSH-ja, janë rruga e vetme për të dalë nga kriza dhe për të siguruar një perspektivë më të mirë për vendin.

Në këtë drejtim, Kryetari Thaçi konstatoi se mosmarrëveshjet mes partive maqedonase janë virtuale dhe se problemi real i Maqedonisë janë çështja e emrit si dhe marrëdhëniet ndëretnike, gjegjësisht të drejtat e shqiptarëve, andaj pa zgjidhjen e çështjesh së emrit dhe të marrëdhënieve ndëretnike i tërë ky proces nuk ka kuptim. Vetëm me një vullnet të fortë politik dhe me një qasje të re mund të tejkalohet kriza aktuale politike, si dhe të zbatohen reformat e nevojshme – theksoi Thaçi.

Kryetari Thaçi i siguroi bashkëbiseduesit se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të jetë pjesë e proceseve demokratike dhe perspektivës euro-atlantike të vendit dhe se do veprojë fuqishëm për ta ndryshuar këtë situatë të rëndë në Maqedoni.

Përfaqësuesit e delegacionit të MPJ të Holandës, theksuan se vendi i tyre përkrah zbatimin e plotë të reformave në vend dhe vlerësuan lartë përpjekjet e PDSH-së në këtë drejtim, si dhe falënderuan Kryetarin Thaçi dhe Partinë Demokratike Shqiptare për konstruktivitetin dhe kontributin për tejkalimin e krizës politike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *