Home / Kryesoret / Mexhiti: BDI-ja me përkushtim punon për gjetjen e zgjidhjes në interes të qytetarëve

Mexhiti: BDI-ja me përkushtim punon për gjetjen e zgjidhjes në interes të qytetarëve

Me rastin e shënimit të Ditëve të Evropës në komunën e Çairit, organizuar nga Instituti për Studime Politike dhe Ndërkombëtare, dje nënkryetari i BDI-së, njëherësh dhe kryetar i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, tha se BDI-ja do të tregojë vullnetin për gjetjen e zgjidhjes, e cila do të jetë në interes të qytetarëve.

“Maqedonia momentalisht gjendet në krizë politike, e cila negativisht ndikon në jetën politike dhe proceset e jashtme për të cilat me përkushtim punuam në periudhën e kaluar. Nën shpirtin e vlerave evropiane, ne patjetër duhet të tregojmë vullnet për gjetjen e zgjidhjes, e cila do të jetë në interes të qytetarëve”, tha Mexhiti.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *