Home / Lajme / Rajon / Mogherini ‘bashkon’ pozitën dhe opozitën në Kosovë

Mogherini ‘bashkon’ pozitën dhe opozitën në Kosovë

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, viziton sot Kosovën.

Gjatë vizitës në Prishtinë, Mogherini do të takohet me udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Kosovës, si dhe do të mbajë një fjalim në Kuvend, i cili do të mblidhet në një seancë solemne.

Përfaqësuesja e Lart e BE’së, Federica Moghereni, rreth orës 13:00 do të mbërrijë në Aeroportin e Prishtinës.

Në ora 15:00 ajo të zhvilloj takim me Presidentin Thaçi, ndërsa në ora 15:45, Kryeparlamentari Veseli do ta pres Mogherinin në zyrën e tij.

Seanca solmene pritet të fillojë në ora 16:15.

Në seancë, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe partitë opozitare, të cilat këto dy muajt e fundit kanë bojkotuar punimet e kuvendit.
Për nder të Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Prishtina sot është stolisur me flamuj të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Vizita e saj vjen një ditë pasi Komisioni Evropian i ka propozuar Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Propozimi i Komisionit Evropian pritet të miratohet tani edhe nga Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian.

Me këtë propozim, Kosova do të vendoset në listën e vendeve që mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Ndërkaq, fillimi i lëvizjes së qytetarëve të Kosovës pa viza në zonën Shengen, sipas autoriteteve të Kosovës mund të zgjasë nga 3 deri në 6 muaj.

Deri atëherë, Kosovës i mbeten t’i përmbushë edhe dy kushte thelbësore. Kushti i parë dhe më i ngutshëm është ai i ratifikimit të Marrëveshjes me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Ndërkaq kushti tjetër, që mbetet i përhershëm dhe si standard evropian, ka të bëj me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Pritet që këto kritere, Federica Mogherini t’ua ritheksojë autoriteteve në Prishtinë sot, si në takimet e ndara ashtu edhe në fjalimin e saj para deputetëve. /rel

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *