Home / Kryesoret / Mot me diell, me erë të dobët jugore

Mot me diell, me erë të dobët jugore

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe mjaft ngrohtë për këtë periudhë të vitit, ndërsa do të fryjë edhe erë e dobët jugore deri në mesatare. Në orët e pasdites do të ketë rritje të vranësirave dhe kushte për shi të shkurtër dhe bubullima të rralla në pjesët jugperëndimore të vendit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 26 deri në 33 gradë Celsius. Indeksi UV do të arrijë 8.

Në Shkup mot i ngjashëm, me diell dhe mjaft ngrohtë me temperaturë të vogël deri në mesatare dhe me erë të dobët jugore deri në mesatare. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 14 gradë Celsius, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 31 gradë Celsius.

Në ditët në vijim do të mbajë mot me diell dhe mjaft ngrohtë, por në orët e pasdites nuk është përjashtuar paraqitja e shiut të shkurtër me bubullima të rralla.

Nga mesi i javës së ardhshme në orët e pasdites sërish do të ketë kushte për shi të shkurtër të rrëmbyeshëm dhe bubullima të rralla. Temperatura do të jetë në rënie të lehtë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *