Home / Kryesoret / Musa Xhaferi pas 14 vite në qeveri, kërkon gjuhën shqipe zyrtare!!!

Musa Xhaferi pas 14 vite në qeveri, kërkon gjuhën shqipe zyrtare!!!

Pasi që partnerët e qeverisë, VMRO-DPMNE dhe BDI nuk arritën që të kanë sukses që t`i tejkalojnë keqkuptimet për rekomandimet nga analiza e Marrëveshjes së Ohrit dhe dokumenti nuk është vendosur për miratim në Qeveri, ish zëvendës kryeministri Musa Xhaferri, analizën e vendosi ne faqen e Sekretariatit, transmeton TetovaSot.

Publikimi i analizës vjen si kundër përgjigje e BDI-së në hapin e VMRO-DPMNE-së që të dërgoje lista kandidatësh për deputet për zgjedhjet me 5 qershor. Kjo në partinë e Ali Ahmetit interpretohet se nuk ka vullnet për marrëveshje ndërmjet partive nga katërshja e madhe për dalje nga kriza politike.

Analizën para më shumë se një muaji e publikoi Piter Fejt në faqen e Institutit Evropian për Paqe si një organizatë partnere që ka marr pjesë në përpunimin e saj. Në Sekretariatin e drejtuar nga Xhaferri, shpresonin se analiza përfundimisht do të bëhet një dokument qeveritar dhe nuk do të përfundoj si të tjerat për përdorim të brendshëm të BDI-së.

“Analizën e përgatiti Qeveria, por pasi që nuk patën sukses që të tejkalohen keqkuptimet për përfundimet, gjegjësisht rekomandimet, vendosëm që ta publikojmë dokumentin. Ky është vendim i BDI-së dhe për këtë paraprakisht u konsultova me Musa Xhaferri. Publikimi i analizës në portalin e Sekretariatit është bërë, pasi që nuk ka marrëveshje për dalje nga kriza dhe VMRO-DPMNE vendosi që të dërgoj lista kandidatësh për deputet”, deklaroi Ejup Alimi, sekretar shtetëror në Sekretariat.

Ai nuk komentoi se hapi për ta publikuar tani analizën ka të bëjë me rritjen e rejtingut të BDI-së. Alimi vetëm theksoi se është e drejtë legjitime e partive që të pozicionohen politikisht.

Disa prej rekomandimeve të analizës janë:

Të kthehet preambula e Kushtetutës e paraparë me Marrëveshjen e Ohrit ku përmendet identiteti qytetar dhe jo etnik i banorëve të Maqedonisë,
Të miratohet një ligj i ri me të cilin gjuha shqipe do të jetë zyrtare në tërë territorin,
Buxheti qendror dhe buxhetet komunale të miratohen me principin e Badinterit,
Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit të transformohet në ministri për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive.

Alimi është i bindur se analiza do të bëhet dokument qeveritar.

“Dokumenti është pjesë e marrëveshjes së Përzhinos, nga rekomandimet e Pribes dhe ai është udhërrëfyes se në cilin drejtim duhet që të zbatohet Marrëveshja e Ohrit. Do të vije koha kur analiza do të bëhet dokument qeveritar”, theksoi Alimi.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *