Home / Kryesoret / Ndriçim të ri në tunelet e autostradës të Korridorit 10

Ndriçim të ri në tunelet e autostradës të Korridorit 10

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Vlado Misajlovski, së bashku me drejtorin e NP për Rrugë Shtetërore Aleksandar Stojanov sot bëri komntroll në punën për ndriçimin e tunelit nga Velesi drejt Kumanovës, në suaza të projektit për ndriçimin e tuneleve dhe kryqëzimeve në autostradën e Korridorit 10.

Paraprakisht, informoi ministri Misajlovski, ishte kryer ndriçimi i plotë i tunelit nga Katllanova drejt Velesit.

Ai paralajmëroi se planifikohet në të njëjtën kohë të kryhet edhe ndriçimi i rrugës Veles – Sever, pastaj udhëkryqi Prilep – Pletvar dhe udhëkryqi afër Krushevës. Investimi i përgjithshëm për këtë realizim është 17,6 milionë denarë.

Drejtori i NPRRSH Stojanov përkujtoi se këtë muaj ka filluar edhe sanimi dhe vendosja e sinjalizimit në tunelet e rrugëve shtetërore.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *