Home / Kryesoret / Në barnatoret e Maqedonisë do të fillojë shitja e vajit të kanabisit

Në barnatoret e Maqedonisë do të fillojë shitja e vajit të kanabisit

Vaji i prodhuar nga kanabisi, për herë të parë do të mund të blihet në barnatoret e Maqedonisë në fund të këtij muaji, ndërkaq çmimi i saj ende nuk është caktuar se sa do të kushtojë, ky lloj i vajit i cili do të përdoret për mjekim.

Sipas autoriteteve ky vaj do të shitet vetëm në barnatore i cili do të jepet si barnë mjekuese me recetë. Megjithatë, dihet se do të jetë prodhim vendor dhe do të jetë më i lirë se kanabisi mjekësor i cili është shitur në tregun e zi. Nga Agjencia për barna (MALMED) thonë që çmimi së shpejti do të dihet, ndërkaq tani për tani nuk ka të dhëna konkrete. Veçmas, shpjegojnë nga ky institucion se vaji do të ekstraktohet nga bimë të cilat do të importohen nga shtetet e jashtme. Deri më tani nuk zbulohet se nga cili shtet do të importohet bima, megjithatë, jo-zyrtarisht përmendet Holanda.

Vaji mjekësor nga kanabisi pritet të jetë në katër koncentrate të ndryshme të cilat ndryshojnë nga masa e THC komponentës aktive për të cilët thuhet se ka veprim mjekues.

Do të jepet si barnë me recetë për diagnozat siç janë për: kancer, multipleks, sklerozë, sidë dhe epilepsi. Se cila kompani do ta merr këtë vaj ende nuk dihet.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *