Home / Lajme / Maqedoni / Në UT, sot u bë prezantimi i punëtorisë në kuadër të projektit ,,Varet nga ti”

Në UT, sot u bë prezantimi i punëtorisë në kuadër të projektit ,,Varet nga ti”

Në hapësirat e Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore të Universitetit të Tetovës, sot u bë prezantimi i punëtorisë në kuadër të projektit ,,Varet nga ti”, që organizohet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Republikën e Maqedonisë, në bashkëpunim me UNDP-në. Qëllimi i këtij prezantimi ishte që të ngrihet vetëdija në lidhje me këtë aksion, si dhe mbrojtjen e ambientit jetësor ndaj ndryshimeve klimatike.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Flamure Berisha tha se qëllimi i kësaj punëtorisë është ngritja më e madhe e vetëdijes tek studentët, por edhe tek popullata në përgjithësi, për sfidën me ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e ambientit jetësor. ,,Konkretisht, punëtoria ka për qëllim t’i informojë studentët në lidhje me aplikimin e projektit ,,Varet nga ti”, për dhënien e ideve novatore, të cilat do të shpërblehen, por do të kenë asistencë dhe ndihmë për t’u realizuar kjo ide. Për këtë projekt, dokumentacioni mund të dorëzohet edhe në gjuhën shqipe dhe kjo është shumë e rëndësishme për studentët e Universitetit të Tetovës, sepse mund ta kenë më lehtë që ta shkruajnë projektin në gjuhën e tyre amtare”, u shpreh Flamure Berisha.

Përfaqësuesja e Zyrës për Shkencë dhe Inovacion e Universitetit të Tetovës, Ass. Shkurte Osmani theksoi se Universiteti ynë u kushton rëndësi të veçantë studentëve, dhe për këtë arsye ka mundësuar edhe prezantimin e projektit ,,Varet nga ti”. “Me këtë prezantim, studentëve jo vetëm që iu dha mundësia që të informohen për mbrojtjen e ambientit jetësor, por ata bashkë me të gjithë të interesuarit tjerë për mbrojtjen e mjedisit jetësor kanë mundësi që të konkurrojnë në konkursin e shpallur nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për ,,Ide inovative”, ku ideja më e mirë shpërblehet me 10.000 dollarë”, tha Ass. Shkurte Osmani.

Afati i fundit për aplikimin në konkursin për ,,Ide inovative” që e ka shpallur Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është data 1 qershor, kurse të interesuarit për më shumë informata mund të aplikojnë në faqen zyrtare elektronike të këtij projekti: http://www.odtebezavisi.mk/home

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *