Home / Kryesoret / Nevzat Bejta: “Urime maturantë, jeta u priftë nga rruga e mbarë !

Nevzat Bejta: “Urime maturantë, jeta u priftë nga rruga e mbarë !

Mbarimi i mësimeve në shkollën e mesme është një moment shumë i rëndësishëm në jetën e njeriut. Është momenti i kalimit nga faza e adoleshencës në fazën e rinisë, periudhë ndërmjet fazës së fëmijërisë dhe pjekurisë ligjore.

Mbarimi i mësimeve në shkollën e mesme është një moment i ri në jetën e një të riu, momenti i përcaktimit të horizonteve të jetës.

Shoqëria jonë ka nevojë për Rini të arsimuar, të shëndoshë dhe përparimtare. Uroj që çdo maturant të marrë një vendim të saktë dhe të drejtë për jetën e vete, familjes dhe shoqërisë. Uroj që çdonjëri maturant nesër ta sheh veten si student në Universitet, të vazhdon rrugëtimi i arsimimit, se vetëm kështu garantohet një ardhmëri e ndritur për veten, familjen dhe shoqërinë.

Urime maturantë, jeta u priftë nga rruga e mbarë !

Me respekt,

Kryetari i Komunës së Gostivarit,

Nevzat Bejta

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *