Home / Kryesoret / Ngritet procedurë për dispozitat e Ligjit për nëpunësit administrativ

Ngritet procedurë për dispozitat e Ligjit për nëpunësit administrativ

Gjykata Kushtetuese sot ngriti procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave të Ligjit për nëpunës administrativ, të cilat parashohin që nëpunësit e punësuar administrativ deri te personi udhëheqës në institucionin, në të cilin punojnë të dorëzojnë dëshmi për njohjen e gjuhëve të huaja dhe punë me programe kompjuterike.

Është ngritur procedurë për nenet 108 dhe 109 për nëpunësit e administratës.

Në nenin 108 të Ligjit është theksuar se nëpunësi adminstrativ i cili ka marrëdhënie pune në institucion duhet deri te sekretari, gjegjësisht personi drejtues i institucionit të dorëzojë dëshmi për njohjen e gjuhëve të huaja dhe njohjen e punës me programe kompjuterike për punë në zyrë, përkatësisht me nivelin e vendit të tij të punës nga dita e fillimit me zbatimin e këtij ligji, gjegjësisht në afat prej një viti nga dita e inkuadrimit të RM-së në BE.

Përmes kësaj dispozite parashihen kushte shtesë për nëpunësit e administratës shtetërore të cilat nuk kanë qenë valide, gjegjësisht nuk kanë ekzistuar në kohën kur ata janë punësuar.

Siç është theksuar në dispozitat ligjore, nëpunësi adminstrativ i cili nuk do të dorëzojë dëshmi për njohjen e gjuhës së huaj apo punë me kompjuter deri te personi drejtues në vendin e punës do të sistemohet një pozitë më poshtë, ndërsa për ata të cilët janë në nivel më të ulët do të ketë ulje të pagës deri në 10 për qind. Këto dispozita siç thuhet në Ligj, nuk do të vlenin për personat të cilët kanë edhe 10 vjet deri në pension.

Iniciativa deri te Gjykata Kushtetuese është shtruar nga Avokati i popullit të Republikës së Maqedonisë, Ixhet Memeti

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *