Home / Lajme / Kronika e zezë / Një vajzë nga Pallcishti me veturë e shkel një vajzë nga Sedllarca

Një vajzë nga Pallcishti me veturë e shkel një vajzë nga Sedllarca

Dje rreth orës 14 në rrugën “Ilo Lola Ribar” në Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku ku ka marr pjesë vetura e tipit “Audi A3” me tagra nga Tetova e drejtuar prej 21 vjeçares N.I. nga Pallcishti i Poshtëm dhe një vajze 16 vjeçare, këmbësore nga Sedllarca e Epërme, transmeton TetovaSot.

Vajza është lënduar, me veturë tjetër është dërguar në spitalin e Tetovës dhe pas ndihmës mjekësore është lëshuar për mjekim në shtëpi.

Vozitësja N.I. fillimisht është larguar nga vendi i fatkeqësisë, pastaj në spital është lajmëruar dhe ka vërtetuar se ajo e ka drejtuar veturën.

Është kryer kontroll në vendngjarje dhe po punohet në vërtetimin e arsyes dhe gjithçka që ka të bëjë me aksidentin. Arsyeja fillestare e aksidentit është mos dhënia përparësi këmbësorit.

Gjithashtu lexo

A ikën diplomatët e Serbisë për të mbrojtur përfshirjen e agjentëve të tyre në dhunën në Kuvend? (Foto)

Është duke ndodhur një skandal diplomatik në mes Maqedonisë dhe Serbisë dhe si rezultat i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *