Home / Kuriozitete / Oferta: 300 Euro për të lënë duhanin

Oferta: 300 Euro për të lënë duhanin

Spitalet franceze do t’u ofrojnë grave shtatzëna 300 euro nëse lënë duhanin.

17 spitale në këtë shtet do të marrin pjesë në eksperimentin 30­mujor, për të parë nëse iniciativat financiare mund të ndihmojnë nënat të heqin dorë nga duhani. Pjesëmarrëset duhet të jenë të paktën 18 vjeç dhe nuk duhet të jenë më shumë se pesë muaj shtatzënë.

Në këtë skemë nuk do të përfshin ato që tymosin cigare elektronike apo produkte të tjera të duhanit Gjatë kontrollove për shtatzëninë, ato duhet të takohen edhe me një specialist për lënien e duhanit, dhe pas takimit do të shpërblehen me një kupon prej 20 dollarësh, që mund ta përdorin në dyqanet që shesin artikuj për fëmijë.

Fillimisht ato duhet të pranojnë kushtin për t’iu nënshtruar rregullisht testeve të urinës ose pështymës për të parë nëse në të vërtetë kanë hequr dorë nga duhani.

Pirja e duhanit gjatë shtatzënisë mund të çojë në aborte ose lindje të parakohshme të foshnjave; vonesë në rritjen dhe zhvillimin mendor të tyre si dhe probleme me mushkërinë. Prandaj mjekët i rekomandojnë gjithmonë nënat që të heqin dorë nga duhani kur janë në pritje të fëmijës.

Gjithashtu lexo

Ishulli i LEPUJVE në Japoni – (FOTO & VIDEO)

Japonia është një vend shumë i ndjeshëm ndaj kafshëve: përveç Tashirojima, ishullit që adhuron macet, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *