Home / Kryesoret / Ohër, konferenca e parë rajonale për turizëm aktiv në Evropë

Ohër, konferenca e parë rajonale për turizëm aktiv në Evropë

Konferenca e parë rajonale për turizëm aktiv në Evropë “AdvençrNEKST Balkans” do të mbahet prej sot deri të enjten në Ohër, në organizim të Agjencisë për promovimin dhe mbështetjen e turizmit të Republikës së Maqedonisë.

Në konferencën treditore, që do të mbahet nën moton “Njohuri.Partnertiet.Rritje” do të marrin pjesë mbi 300 përfaqësues nga sektori publik dhe privat prej 12 destinacioneve nga Evropa Juglindore të cilat do të lidhen me 60 turoperatorë ndërkombëtarë dhe 25 gazetarë prej 16 vendeve (nga media me renome si The Gurardian, New York Times dhe National Geographic).

Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit të Maqedonisë e organizon konferencën në bashkëpunimin me Shoqatën ndërkombëtare për turizëm aktiv (Adventure Travel Trade Association – ATTA) dhe me mbështetje nga Projektin e USAID-it për ekspanzion të bizneseve të vogla.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *