Home / Kryesoret / OMD: E gjykojmë vandalizmin e Zoran Zaev dhe Radmia Shekerinska

OMD: E gjykojmë vandalizmin e Zoran Zaev dhe Radmia Shekerinska

Akti i djeshëm publik i hedhjes së ngjyrës në institucionin shtetëror nga ana e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe të nënkryetares së partisë, Radmila Shekerinska është akt të cilin OMD e kualifikon si një tentim destruktiv për vënien e krizës së thellë politike në një kaos ende më të serioz, transmeton TetovaSot.

Ky akt, qartas e shpreh ndjenjën dhe kapacitetin e sjelljes shtetërore dhe të përgjegjshme të liderëve politik prej të cilëve pritet një ide alternative cilësore dhe vizion për dalje nga kriza, thuan nga OMD.

Përskaj asaj që OMD e kupton në tërësi nevojën për shprehjen e mendimit kritik publikisht, përmes protestave, OMD në mënyrë kategorike e gjykoi aktin e djeshëm të vandalizmit të Zoran Zaev dhe Radmila Shekerinska si një provokim i fuqishëm dhe thirrje për anarki dhe kaos me qëllim destabilizimin e vendit. OMD publikisht e pyet Zoran Zaevin dhe Radmila Shekerinska që të tregojnë se çfarë shembulli po i japin gjeneratave të ardhshme dhe pse po mendojnë se nëse vijnë ata në pushtet, nuk do t`i ndodh e njëjta?, pyetën nga OMD.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *