Home / Kryesoret / Paralajmërimi i Oravit: Këto ditë do bien vendime të rënda!

Paralajmërimi i Oravit: Këto ditë do bien vendime të rënda!

Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Aivo Orav ka paralajmëruar marrjen e rekomandimit për bisedime për në BE, raporton Shenja. Ai tha se deri më tani Maqedonia ka marrë 6 rekomandime e gjysmë, ndërsa për këtë gjysmën tjetër ka shumë punë për tu bërë. “Megjithë faktin se shumë shtete duan të integrohen në BE, përfshirë këtu edhe shtetin tuaj, ju jeni një rast specifik. Kjo pasi që BE-ja deri më tani ka dhënë 6 rekomandime e gjysmë për të filluar bisedimet por nuk arritëm të bëjmë asgjë.

Tani duhet të mendojmë seriozisht se çfarë të bëjmë me këtë gjysmën që na ka mbetur”, tha Orav. Ai tha se kriza politika zgjati shumë, dhe Ajsbergu doli në sipërfaqe. “Për fat të keq ka shumë punë për tu bërë, kjo krizë politike zgjati tepër. Fjalët që do ta përshkruanin vitin e kaluar janë obstruksione, zgjatje dhe moszbatim. E tërë kjo është vetëm ‘Maja e Ajsbergut’ muajve të fundit pamë edhe vetë ‘Ajsbergun’ me vendimin për faljen e kryetarit të shtetit. Nuk kemi kohë për të humbur. Këto ditë duhet të merren vendime të rënda nga ato që janë përgjegjës për situatën”, tha ai.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *