Home / Kryesoret / PD dorëzon “amendamentin e dekusarizimit”

PD dorëzon “amendamentin e dekusarizimit”

Lulzim Basha ka deklaruar këtë të enjte se, Partia Demokratike depoziton sot në Parlament atë që e quan “amendamentin e dekusarizimit”.

“Ndalimin e rikandidimit ose emërimit në funksione publike të atyre që humbasin mandatin e deputetit, sepse shkelin Kushtetutën duke zhvatur paratë dhe pasuritë publike të shqiptarëve”, ka njoftuar Basha.

Ndonëse nuk i referohet në mënyrë direkte, amendamenti i partisë më të madhe të opozitës përputhet me rastin e ish-deputetit Koço Kokëdhima, të cilit pak ditë më parë Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin për shkak se kishte përfituar fonde publike.

/ Top Channel

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *