Home / Lajme / Kronika e zezë / Për 24 orë 10 aksidente

Për 24 orë 10 aksidente

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e qytetit të Shkupit kanë ndodhur gjithsej 10 aksidente trafiku, prej të cilave nëntë me pasojë dëme materiale dhe një me pasojë lëndime trupore, në të cilën lëndime të lehta ka marrë një person.

Siç informon për MIA-n inspektori kryesor Sasho Damjanovski nga SPB – Shkup, gjatë ditë së kaluar pas kontrolleve të zbatuara mbi pjesëmarrësit në komunikacion nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar dhe sanksionuar numër gjithnjë e më i madh i kundërvajtjeve.

Tre shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe të njëjtit janë përjashtuar nga komunikacioni, dy shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe në semafor dhe tre shoferë gjatë drejtimit të automjetit nuk kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose e kanë shfrytëzuar telefonin celular. Janë kapur edhe 47 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt, pesë persona e kanë drejtuar automjetin pa patent shoferi dhe gjashtë shoferë e kanë drejtuar automjetin pas skadimit të patent shoferit.

Me ndihmën e automjetit special gjatë ditës së djeshme janë larguar 54 automjete.

Në pjesën e aktiviteteve parandaluese sot do të mbahen punëtori edukative me nxënësit nga klasa e katërt në SHF “Tihomir Milloshovski” dhe me nxënësit nga klasa e dytë në SHF “Strasho Pinxhur”, komuna e Gjorçe Petrovit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *