Home / Kryesoret / Përfaqësuesi special gjerman zbarkon sot në Shkup

Përfaqësuesi special gjerman zbarkon sot në Shkup

I dërguari special i Gjermanisë për Maqedoninë dhe ambasador në Vjenë, Johanes Hajndëll, sot dhe nesër do të qëndrojë në Shkup, ku do të bisedojë me përfaqësues të katër partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës.

Hajndëll, siç njoftoi Ambasada gjermane në vend do të ketë takime edhe me ambasadorin e SHBA-së, Xhes Bejli dhe me ambasadorët e tjerë nga vendet e BE-së.

Hajndëll është emëruar nga ana e ministrit gjerman të punëve të jashtme Frank Valter Shtajnmaer si i dërguar i ri i cili do të punojë së bashku me Bashkimin Evropian dhe SHBA-në dhe do të ndihmojë gjatë zgjidhjes së krizës në Maqedoni.

Ardhjen e Hajndëll në Maqedoni dje ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki e vlerësoi si sinjal pozitiv nga Berlini.

“Bëhet fjalë për sinjal pozitiv me vetë faktin që Gjermania tregon interes se dëshiron të jetë më direkt e kyçur në proceset të cilat ndodhin në rajonin tonë më të gjërë dhe konkretisht në RM. Ka së paku dy punë për të cilat Gjermania mund të na ndihmojë. E para ka të bëjë me përforcimin e kredibilitetit të shumë premtimeve të përsëritura për atë se Maqedonia ka të ardhme në suaza të BE-së. Dhe mendoj se kjo është sinjal të cilin duhet ta presim nga Berlini. Dhe puna e dytë është sinjali se ekziston interes që Gjermania të përfshihet me çka de fakto dërgohet edhe sinjal se nuk jemi lënë vetëm në vehte në një periudhë kohore të gjatë të kemi pavarësi rreth mundësive në përgjithësi të afrohemi drejt BE-së në kushte në të cilat vetë BE-ja është përballur me sfida personale”, tha dje Poposki.

Hajndëll është ambasador aktual i Gjermanisë në Austri. Ai para 14 vitesh ka punuar si shef në sektorin e Evropës Juglindore dhe Turqisë në MPJ-në gjermane./MIA/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *