Home / Kryesoret / “Përgjaket” fontana në qendër të Shkupit (FOTO/VIDEO)

“Përgjaket” fontana në qendër të Shkupit (FOTO/VIDEO)

Qytetarët e Shkupit sot në mëngjes i befasoi ngjyra e kuqe e fontanës së Olimpisë që gjendet në sheshin “Filipi II”, në hyrje nga Çarshia e Vjetër.

“Fontanat mund të pastrohen, por gjaku i viktimave jo”, shkruan në faqen e organizatës “Bunt” (“Rebelimi”) në Facebook, ku u publikua fotografia e fontanës. Bëhet fjalë për ngjyrosje të ujit në këtë fontanë me ngjyrë të kuqe, me të cilin simbolizohen “viktimat e regjimit” në Maqedoni.

Para dy javëve u “përgjak” edhe fontana e Aleksandrit të Madh “Ushtaraku në Kalë” në sheshin Maqedonia.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *