Home / Kryesoret / Përmendorja e Josif Bagerit te teatri i ri, po i bëhet vend Nexhat Agollit

Përmendorja e Josif Bagerit te teatri i ri, po i bëhet vend Nexhat Agollit

Përmendorja e Josif Bageri është e vendosur në teatrin e ri te Sheshi Maqedonia.

Bageri ka qenë një prift katolik, njëri prej rilindësve shqiptar në fillimet e shekullit XX.

Ka drejtuar me gazetën “Shqypja e shypnis” në Sofje të Bullgarisë.

Në fillimin e shekullit XX në mënyrë aktive ka marr pjesë në arsimimin e shqiptarëve në rajonin e Rekës dhe më gjërë.

Ka lindur në fshatin Nistrovo në Gostivar. Si një veprimtar kulturor dhe arsimor ka vepruar në Sofje, Dibër, Shkup, Durrës dhe Prishtinë ku ka vdekur në vitin 1916.

Për nder të tij, një rrugë në Dibër e mban emrin e tij, ndërsa përmendorja sipas projektit Shkupi 2014 duhej që të vendosej në urën “Syri”.

Po pastrohet hapësira për t`u vendosur përmendorja e Nexhat Agolli, pjesëmarrës në LNC, luftëtar dhe komisar i brigadës së katër ( shtatë ) shqiptare, njeri i cili në atë kohë është bërë doktor shkence në Romë.

Ka lindur me 9 dhjetor të vitit 1914 në Dibër. Është shkolluar në qytetin e lindjes, në Tiranë dhe në Romë. Menjëherë pas çlirimit ka qenë organizator i kurseve për arsimimin e popullatës, shumica të njohur si analfabet, në shkollat e rregullta dhe në format tjera të arsimimit masiv të popullatës.

Sipas promotorëve, Nexhat Agolli për të cilin është parapa një përmendore në korniza të projektit “Shkupi 2014”, ka qenë deputet në Parlamentin e Republikës Popullore të Maqedonisë nga rrethi Tearcë, deputet në Parlamentin Kushtetues të Jugosllavisë dhe ministër i punës dhe politikës sociale si dhe nënkryetar në Qeverinë e Republikës Popullore të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *