Home / Kryesoret / Policët e vrarë në Lagjen e Trimave, do të dekorohen me “medalje guximi” pas vdekjes

Policët e vrarë në Lagjen e Trimave, do të dekorohen me “medalje guximi” pas vdekjes

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot do t’i dekorojë me “Dekoratë për merita ushtarake”, Njësitin për detyra speciale dhe Njësitin për sistemim të shpejtë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa me “Medalje për guxim” pas vdekjes do t’i dekorojë tetë pjesëtarët e forcave të sigurisë së MPB­-së, të cilët më 9 maj të vitit 2015 e humbën jetën në operacionin e armatosur në Kumanovë.

“Njësiti për detyra speciale dhe Njësiti për sistemim të shpejtë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dekorohen me “Dekoratë për merita ushtarake dhe për kontribut në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Maqedonisë”, kumtoi Kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë. Ndërsa, tetë pjesëtarët e forcave të sigurisë së MPB­-së, të cilët më 9 maj të vitit 2015 e humbën jetën në operacionin e armatosur në Kumanovë, pas vdekjes do të dekorohen me “Medalje për guxim”.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *