Home / Kryesoret / Poposki në konferencën për ballkanin perëndimor në Bruksel

Poposki në konferencën për ballkanin perëndimor në Bruksel

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki sot në Bruksel do të marrë pjesë në konferencën për Ballkanin Perëndimor, të quajtur “E ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor”.

Siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme, tema diskutimi në Konferencë  janë perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, sundimi i së drejtës, kriza e migrimit, ndërkaq do të bisedohet edhe për çështje relevante të sigurisë.

Në suaza të konferencës, minsitri Poposki do të realizojë disa takime bilaterale.

Konferenca është organizuar nga Partia popullore evropiane, Qendra për studime evropiane “Vilfrid Martens” dhe Fondacioni “Konrad Adenauer”

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *