Home / Kryesoret / Presidenti Ivanov në samitin humanitarë botëror në Stamboll

Presidenti Ivanov në samitin humanitarë botëror në Stamboll

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Turqisë, ku do të marrë pjesë në Samitin humanitar botëror që mbahet në Stamboll, në organizim të Kombeve të Bashkuara.

Në kuadër të Samitit humanitar botëror, i cili mbahet për herë të parë, presidenti Ivanov, siç kumtoi kabineti i tij, do të ketë fjalimin e tij në sesionin plenar në temë “udhëheqja politike në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve” dhe do të marrë pjesë në segmentin udhëheqës, së bashku me shefat e tjerë të shteteve dhe qeverive.

Në Samitin humanitar botëror është paralajmëruar pjesëmarrja e rreth 5.000 pjesëmarrësve, duke i përfshirë shefat e shteteve dhe qeverive nga pesëdhjetë vende, liderë nga rajonet e krizave, persona udhëheqës të organizatave ndërkombëtare, përfaqësues të sektorit privat të biznesit, si dhe përfaqësues nga sektori civil.

Pjesëmarrësit në Samit do të angazhohen për marrjen e iniciativave dhe aksioneve në drejtim të mbështetjes së “Agjendës së humanizmit” dhe me qëllim që të mundësohet përballje dhe tejkalim i situatave të krizës në botë.

Në sesionin special dedikuar grave dhe fëmijëve në rajonet e përfshira me kriza, në kuadër të Samitit humanitar botëror, do të marrë pjesë edhe bashkëshortja e presidentit të Republikës së Maqedonisë, Maja Ivanova.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *