Home / Lajme / Maqedoni / Protestuesit kundër Ivanovit dënohen deri më 1 vjet burgë, ndërsa Gruevski dhe Jankullovska qeshin?!

Protestuesit kundër Ivanovit dënohen deri më 1 vjet burgë, ndërsa Gruevski dhe Jankullovska qeshin?!

Një skandal tjetër po e tronditë Maqedoninë. Kësaj rradhë dy protestuesit maqedonas Nikolla Arizanov dhe Filip Nakovski dënohen deri më 1 vjet heqje lirie me kushtë shkruan Zhurnal.Këta dy protestues para disa javësh morën pjesë në protetsta e dhunshme kundër zyrës së presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov në Shkup.

Për dallim nga protestuesit që morën dënimin, ish funskionarët e lartë të VMRO-DPMNE-së janë të paprekshëm. Edhe pse prokuroria speciale në Maqedoni ngriti hetime ndaj Gordana Janakullovkës, Mile Janakievskit dhe Sasho Mijallkokovit, Gjykatësit nga frika askush nuk mund tju përcakton masën e paraburgimit.
Kjo dëshmon qartë se në Maqedoni të gjitha institucionet janë në kontroll të plotë të Nikolla Gruevskit.

Nga ana tjetër, dy protestuesit maqedonas sot në Gjykatëe pranuan fajin që po i ngarkohet-pjesëmarrje në protesta ku kryen vepra penale në protestat e 13 prillit para Zyrës Popullore të Presidentit të Maqedonisë.

Nikolla dhe Filip u shprehën se janë të penduar për veprën e kryer dhe shtuan se ata kanë marr pjesë në protesta për shkak të revoltit nga abolimi.

Në bazë të pranimit të fajit, Prokuroria Themelore Publike Shkup kërkoi që ato të proklamohen të fajshëm si dhe gjykata t`i marr parasysh rrethanat lehtësuese dhe rënduese. Si rrethana rënduese, Prokuroria e përmendi se vepra penale ka qenë e planifikuar.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *