Home / Kryesoret / Pyetje ende pa përgjigje: A u ekzekutuan Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj?!

Pyetje ende pa përgjigje: A u ekzekutuan Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj?!

Analisti politik, Qenan Aliu me rastin e një vjetorit të ngjarjeve të Kumanovës parashtron një pyetje ende pa përgjigje, a u ekzekutuan Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj, transmeton TetovaSot.

Tekstin e Qenan Aliut po ua përcjellim në formë të integruar.

Një vit më parë, në ,,Lagjen e trimave,, në Kumanovë, ndodhi nata e trishtë. Shumë të vrarë , të plagosur dhe shumë të burgosur. Deri më tani, kemi lexuar dhe shikuar opinione, dokumentarë të ndryshëm,por zbradhja institucionale akoma nuk është bërë.

Mirëpo këto materiale të publikuara nga mediat,thënë të drejtën edhe shumëçka e kanë bërë të qartë. Por ajo çka duhet patjetër të bëhet, është ndriçimi deri në fund i kësaj ngjarje të ndodhur më 9 dhe 10 Maj 2015-të.

Janë shumë pyetje që kërkojnë përgjigje, një ndër ata është edhe ;-

A janë ekzekutuar Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj pasi që të jenë dorëzuar ?

Nëse kjo vërtetohet me anë të provave, por kuptohet nga gjykatë e pa ndikuar dhe me monitorim ndërkombëtarë, atëherë Maqedonia duhet të shpallet vendi ku njerëzit ekzekutohen pa gjyq edhe pasi të jenë dorëzuar.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *