Home / Kryesoret / Qeveria greke planifikon ta mbyllë Idomenin deri më 30 maj
Migrants and refugees take part in a protest asking for the opening of the border on March 12 2016 in a makeshift camp at the Greek-Macedonian border near the Greek village of Idomeni where thousands of refugees and migrants are stranded by the Balkan border blockade Greece aims to deal swiftly with the migrant overflow at the Idomeni refugee camp on the Greek-Macedonian border where some 12 000 people are camping in miserable conditions waiting to cross AFP PHOTO DANIEL MIHAILESCU

Qeveria greke planifikon ta mbyllë Idomenin deri më 30 maj

Greqia planifikon zhvendosjen e refugjatëve, fshirjen dhe mbylljen e plotë të kampit në Idomeni deri në fund të muajit maj. Ministri grek për Emigrim, Janis Muzallas, këtë plan e ka bartur në bisedimet me policinë greke dhe me anëtarët e organizatave të ndryshme joqeveritare në Selanik, me të cilat ka pasur takim ditët e kaluara, transmeton Portalb.

Sipas gazetës “Etnos”, Muzallas, ka shpjeguar se janë të gatshëm që këtë ta bëjnë deri më 30 maj dhe atë në mënyrë jo të dhunshme. Plani është që nëse refugjatët refuzojnë të shkojnë në qendrat e organizuara të refugjatëve, autoritetet do t’i paralajmërojnë se nuk do t’u përditësohet leja gjashtëmujore për qëndrim, e cila merret në hyrje të shtetit në qendrat për regjistrim.

Sipas informatave, nëse refuzojnë të largohen nga Idomeni, refugjatët do të paralajmërohen se lejen për qëndrim mund ta përditësojnë vetëm nëse janë në qendra zyrtare të refugjatëve, ndërkaq në të kundërtën, pasi që t’u kalojë afati gjashtëmujor, do të jenë të rrezikuar që të arrestohen dhe burgosen për shkak të qëndrimit të ilegal në shtet, transmeton Portalb.

Kjo do të jetë trysnia e parë më serioze nga Greqia që po e bëjnë ndaj refugjatëve, sepse deri më tani autoritetet greke nuk arritën që t’i zhvendosin të njëjtët.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *