Home / Kryesoret / Qytetarët kërkojnë pensionimin e liderëve aktual

Qytetarët kërkojnë pensionimin e liderëve aktual

Mendimet negative për liderët politik nxjerrin në sipërfaqe nevojën urgjente për udhëheqës të ri politik, pa bagazh kontestues. Ky është vlerësimi i analistëve Petar Arsovski dhe Mersel Bilalli si reagim ndaj hulumtimit të Institutit për demokraci, i cili nxorri liderin e BDI-së Ali Ahmeti si politikanin më të urryer, së bashku me Nikolla Gruevskin dhe Zoran Zaevin. Arsovski vlerëson se BDI-ja po e paguan shumë shtrenjtë jetëgjatësinë në pushtet, duke nxitur çdo ditë e më shumë nervozizëm dhe revoltë tek popullatës shqiptare e cila kërkon ndryshim.

“Lodhja nga materiali politik ndjehet si nëpër anketa, duke parë se njerëzit kërkojnë oferta dhe elita të reja politike. Në shumicën e shteteve të botës, e në veçanti të Evropës po kërkohen njerëz që deri më tani nuk kanë qenë në politikë, kërkohet një qasje, narrativ i freskët në politikëbërje. BDI-ja po e paguan çmimin e qëndrimit të gjatë në qeveri, njëherë me LSDM-në e më pas edhe me VMRO-në. Ali Ahmeti po e paguan çmimin e mosplotësimit të nevojave kyçe të shqiptarëve për anëtarësim në BE dhe NATO”, ka deklaruar analisti politik Petar Arsovski.

Analisti Bilalli beson se liderët e rinj që do tu prijnë partive politike duhet të vijnë nga komuniteti biznesor dhe intelektual, në mënyrë që qytetarët më lehtë të munden të pranojnë ndryshimin dhe të rikthejnë besimin në politikëbërje.

“Në vendet që janë minimalisht demokratike, liderët menaxhojnë një kohë të caktuar dhe prej momentit që ai fillon diçka e ka zëvendësin, një pasardhës dhe tërhiqet kur kryen diçka me sukses. Pra nuk lejon që të devalvohet, të dështon ai si personalitet duket e humbur fuqinë politike. Tek ne ndodhë e kundërta, deri në momentin që do tu heqin për balte, atëherë do të shkoni nga skena politike…Për të ndërtuar një sistem funksional të liderëve duhet të plotësohen disa komponenta, duhet të vijnë biznis struktura, me intelektualizëm dhe moral”, ka thënë analisti politik Mersel Bilalli.

Arsovski dhe Bilalli megjithatë janë skeptik se liderët aktual do të tërhiqen me vetëdëshirë nga postet, vetëm duke parë se janë të padëshiruar nga populli. Ata besojnë se vetëm me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar apo me trazira qytetare, liderët aktual do të largoheshin nga pozita.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *