Home / Lajme / Kronika e zezë / Qytetari nga Gostivari e ther me thikë të dashurin e bashkëshortes

Qytetari nga Gostivari e ther me thikë të dashurin e bashkëshortes

Dyzet e një vjeçari A.Sh. nga Skudrinje e Gostivarit dje në mëngjes me thikë i ka dhënë plagë në pjesën e qafës personit A.A. (46), ndërsa E.I. (26) prerje të vogël në krahun e majtë, informojnë sot nga policia.

A.A. me automjetin e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Shtëpinë e shëndetit-Rostushë prej ku është drejtuar dhe është mbajtur në Qendrën e emergjente – Shkup.

Sulmuesi është arrestuar dhe i është përcaktuar paraburgim në kohëzgjatje prej 48 orë. Si shkas i sulmit A.Sh. e ka shtyrë kinse lidhjen e dashurisë shumë vjeçare të lënduarit me bashkëshorten e tij.

Policia ka kryer hetim dhe punon në zbardhjen e rastit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *