Home / Kryesoret / Remenski: Despotin Gruevski dhe qeverinë e tij kriminale do ta çojmë në histori

Remenski: Despotin Gruevski dhe qeverinë e tij kriminale do ta çojmë në histori

“Kjo luftë nuk është për pushtet, kjo është diçka më shumë sesa një luftë politike. Luftë për kthimin e vlerave të humbura, përfitimeve të demokracisë dhe lirisë për të cilat u vranë partizanët dhe luftëtarët e Ilindenit dhe të gjithë ato në historinë më të re të Republikës së Maqedonisë”, deklaroi nënkryetarja e LSDM-së, Frosina Remenski në protestën e Revolucionit të Larmë në Kriva Pallankë, transmeton TetovaSot.

“Nuk do të lejojmë që kriminelët e aboluar ta mbajnë peng shtetin. Secili që ka bërë krim dhe ka dëmtuar shtetin dhe interesat e popullit duhet dhe do të përgjigjet. Ligji do të vleje për të gjithë. I pëlqen dikujt kjo gjë ose jo.

Dy herë do të japin llogari, edhe para gjykatës edhe para historisë.

Despotin Gruevski dhe qeverinë e tij kriminale do ta dërgojmë në histori si kuazi patriot të cilët i rrënuan themelet e Maqedonisë demokratike”, theksoi ndërmjet tjerash Remenski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *