Home / Kryesoret / Republika e Maqedonisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian (2020)

Republika e Maqedonisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian (2020)

Me rastin festës së 9 majit, në dritën e jubileut të 20 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve mes Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian dhe 20 vjetorit të hapave të parë të Sekretariatit për Çështje Evropiane, Sekretariati, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë – ASHAM organizon konferencë shkencore ‘’Republika e Maqedonisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian (2020) – Përvojat sfidat dhe perspektivat’’ e cila do të realizohet në sallën solemne të ASHAM-së.

Në konferencën shkencore, e cila do të fillojë në ora 9:30, fjalët e tyre hyrëse do t’i kenë kryetari i ASHAM-së, akademik Taki Fiti, zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, ambasadorët e BE-së dhe të SHBA-së në Maqedoni, Aivo Orav dhe Xhes Bejli.

Ndërkaq në tre panel diskutime me fjalimet e tyre do të jenë pjesëmarrës do të jenë persona eminent – ministra aktual dhe ministra të mëparshëm dhe funksionar politik të kyçur në procesin e eurointegrmeve, akademikë, profesorë universitar dhe ekspert./MIA/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *