Home / Kryesoret / Revoltohen ushtarët e UÇK-së, Fatmir Limani në hisotirnë e UÇK-së është pseudopatriot

Revoltohen ushtarët e UÇK-së, Fatmir Limani në hisotirnë e UÇK-së është pseudopatriot

Vazhdon mllefi i veteranëve të UÇK-së ndaj Fatmir Limanit. Një ditë më parë veterani i UÇK-së Sead Ramadani nga Sllupçani u bëri thirje të gjithë familjarëve të dëshmorëve që tia ndalojnë fjalimet nipit të Fazli Veliut, Fatmir Limanit sepse   ndjehet i turpëruar që ish ushtarët e UÇK-së dhe ai si veteran i UÇK-së të përfaqësohen nga ky njeri dhe të dëgjojnë fjalime boshe për zgjidhjen e statusit të dëshmorëve, në kohën kur ky statusin personal e ka zgjidhur me një rrogë prej mbi 1.000 euro duke u bërë servil i maqedonasve, njofton TetovaSot.  Ramadani gjithashtu kërkoi që Fatmir Limani të mos duket në tubimet përkujtimore as në Komunën e Likovës e as në vendet tjera. Ai mjafton që e ka zgjidhur statusin personal dhe të mos merret fare me SHVL-në.

Gjithashtu sot në adresë të TetovaSot ka arritur një letër nga disa vetareanë të UÇK-së duke ju bërë thirrje të gjithë ushtarëve të UÇK-së se sot është koha që ti ndalojmë një herë e përgjithmonë sahanlëpirësit që mos merren me punët që nuk ju takojnë por le të vazhdojnë të jenë servil ndaj pushtetit maqedonas. Veteranët e UÇK-së gjithashtu e mbështesin nipin e Molla Jakup Hasipit Sead Ramadanin.

Nga ana tjetër ka reaguar edhe Fatmir Limani duke thënë se do të vazhdojë të respektojë dhe do të bëjë nderime e homazhe nga Struga, Kërçova, Gostivari, Tetova, Shkupi, Kumanova, Kosova, Tirana.., e mbarë hapsirat shqiptare. Me përkushtim, me kushtet, hapsirën dhe tërë qenien tonë. Edhe nga spitalet jemi ngritur, për të nderuar Ata që flijuan, për liri ngase e kishin kuptuar që lufta për Atdhe është detyrim dhe se nuk është veprim që bëhet me zor ose për të cilin do kërkohet lëmoshë pasi të përfundohet e njejta

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *