Home / Kryesoret / Rrahje kolektive në Tetovë, lëndohen tre persona

Rrahje kolektive në Tetovë, lëndohen tre persona

Nëntëmbëdhjetë vjeçari P.D. nga Tetova mbrëmë rreth orës 2 ka lajmëruar në polici se është kryer dhunë ndaj tij dhe dy shokëve të tij, me të cilët ka qenë bashkë në afërsi të kryqëzimit në rrugën “Strasho Pinxhur” dhe ‘Todor Cipovski Merxhan’ në Tetovë, transmeton TetovaSot.

Dhuna është kryer nga ana e pesëmbëdhjetë veta të panjohur, ku njërin prej tyre e ka njohur më herët.

Gjysmë ore para mesnate, personat e panjohur iu janë afruar dhe pas një diskutimit të shkurtër verbal iu janë vërsulur P.D. dhe shokëve, duke e sulmuar në kokë dhe në trup, pas së cilës kanë ikur. Nga sulmi P.D. është lënduar dukshëm dhe me një veturë taksi tre personat janë dërguar në klinikën e Tetovës. Pas ndihmës mjekësore ata janë lëshuar në shtëpi.

Po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e tërësishme të rastit, gjegjësisht identifikimin e të gjithë të përfshirëve dhe thirrjen e tyre në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *