Home / Kryesoret / Rrëfehet Ermira Mehmeti: Kjo është e vërteta e përgjimeve

Rrëfehet Ermira Mehmeti: Kjo është e vërteta e përgjimeve

Politika shpesh konsiderohet si një xhungël, ku më i forti arrin t’i mbijetojë pushtetit, sulmeve dhe intrigave që mund të thuren në korridoret e dhunshme të saj.

Përjashtim nuk bëjnë as femrat. E fundit në listë ishte Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së, e cila është një nga dy femrat shqiptare protagoniste në politikën e Maqedonisë.

Rreth një muaj më parë u publikua një përgjim telefonik ku supozohej se biseda zhvillohej mes saj dhe një zyrtari të lartë të BDI-së, zëvendëskryeministrit Musa Xhaferi, transmeton TCH. Ende sot, organet e hetimit në Maqedoni nuk kanë një përgjigje përfundimtare mbi autenticitetin e materialit të publikuar.

Deputete prej 8 vitesh e Parlamentit të Maqedonisë, Mehmeti tregon të vërtetën e saj për “Exclusive”.

“Unë kam bërë disa ekspertiza private lidhur me atë lloj përgjimi. Këto analiza kanë treguar se bëhet fjalë për një montim zërash. Janë ngjitur disa përgjime dhe është futur mes tyre edhe zëri im për t’i dhënë më shumë besueshmëri. Aktualisht ka një proces hetimor në Prokurorinë Speciale, organi më i pavarur i hetimit në Maqedoni dhe nuk dua të ndërhyj më tepër sepse dëmtoj hetimet. Është një konspiracion të rrezikshëm nga ata që duan të dëmtojnë politikanët shqiptarë në Maqedoni, e sidomos një politikane femër shqiptare. Në një situatë ku ka rënë sistemi i sigurisë dhe ligjit në vend, nuk mund të presim gjë tjetër përveçse konspiracioneve të tilla. çfarëdo që të themi në mbrojtjen tonë, nuk i plotëson pritshmëritë e opinionit. Ka qenë një goditje e rëndë. Qëllimi ka qenë që të tregohet se një femër shqiptare nuk mund t’ ia dalë në politikën maqedonase pa një aferë me një mashkull të pushtetshëm. Mendoj se është taktikë ose skenar që është përdorur historikisht në ish-Jugosllavi, kur duhej diskretituar një person publik”, tregon deputetja.

Ajo shton se qëllimi ka qenë të goditej edhe familja e saj: “Familja ime ka qenë dhe ngelet në krahun tim dhe e mira është se dolëm nga kjo histori edhe më të fuqishëm, më të bashkuar, për zhgënjimin e atyre që donin të më lëndonin”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *