Home / Sport / Seferi paralajmëron boksierin serb: As tatuazhi i Mlladiqit nuk të kryen punë

Seferi paralajmëron boksierin serb: As tatuazhi i Mlladiqit nuk të kryen punë

Boksieri shqiptar i peshave të rënda me prejardhje nga Maqedonia, Nuri Seferi, sonte do të përballet me boksierin serb Dushan Krstin në Olten të Zvicrës.

Seferi ka postuar një fotografi të tij dhe boksierit serb,i cili në gjoks ka tatuazhin e kriminelit Ratko Mlladiq, por boksieri shqiptar ka thënë se atij nuk do t’i kryejë punë tatuazhi i kriminelit.

“Duket që as Mlladiq që ka në gjoks nuk do t’i kryejë punë nesër”.

Përballja zhvillohet sot (21 maj) në Olten të Zvicrës, ndërsa mbrëmja fillon nga ora 16:00 sipas kohës lokale. Me gjasë, përballja mes Seferit dhe Krstinit do të zhvillohet më vonë, pasi i paraprijnë disa përballje të kategorive më të ulëta.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *