Home / Kryesoret / Server: Abolimi ishte një ide e keqe

Server: Abolimi ishte një ide e keqe

Analisti amerikan për Ballkanin, Daniel Server vlerëson se abolimi i presidentit Gjorgje Ivanov ishte një ide e keqe, por njëkohësisht thotë se nuk i pëlqen ajo që opozita nuk po dëshiron që të përballet në zgjedhje.

“Mendoj se abolimi me të vërtet ishte një ide e keqe që e rrënoi Marrëveshjen e arritur dhe prishja e vendimit për falje do të jetë me rëndësi për dalje nga kriza politike. Skandali me përgjimet është i turpshëm dhe qeveria e kryeministrit Gruevski u turpërua para BE-së, SHBA-ve dhe popullit maqedonas.

Kjo gjë është për të ardhur keq. Njashtu nuk më pëlqen ideja që opozita nuk dëshiron të përballet në zgjedhje. Mendoj se zgjedhjet janë me rëndësi për situata të këtilla, por të kihet besim se ato do të janë të lira dhe demokratike.

Tani kur zgjedhjet përsëri u anuluan, është shumë me rëndësi që të arrihet në një stadium ku Maqedonia do të mund të organizoje zgjedhje, të cilat do të përjetohen si legjitime nga shumica e popullit”, vlerësoi Server.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *