Home / Lajme / Kronika e zezë / Shkup, duke pritur autobus me bashkëshorten e kërcënojnë me pistoletë

Shkup, duke pritur autobus me bashkëshorten e kërcënojnë me pistoletë

Në orën 12 e 45 minuta në afërsi të objekti “Alinea”, dje, përderisa F.D. nga Kondova ka qenë duke pritur në stacionin e autobusëve së bashku me bashkëshorten e tij, I ka ndodhur në tmerr i vërtetë.

Në një moment përderisa ka qenë duke qëndruar me bashkëshorten, janë ndalur dy makina, nga e cila kanë dale persona të cilët kanë pasur shkopinj bejsbolli, ndërsa njëri prej tyre ka pasur edhe pistoletë në dorë.

Ata kanë filluar ta kërcënojnë dhe të ofendojnë, ndërsa njëri prej tyre ka drejtuar edhe armën, mirëpo ai ka arritur të largohet. Po ndërmerren masa për kapjen e sulmuesve.

Gjithashtu lexo

Shqyrtohet mundësia për punën në dy turne të kopshteve

Qeveria e Maqedonisë është duke e shqyrtuar mundësinë për të vendosur orar në dy turne …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *