Home / Kryesoret / Shqipëria dhe Kosova të diskutojnë për Preshevën, të mos lihet jetime

Shqipëria dhe Kosova të diskutojnë për Preshevën, të mos lihet jetime

Qeveria e Kosovës, ka diskutuar lidhur me përgatitjet që po bëhen për mbledhjen e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, që do të mbahet me 3 qershor. E, Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, kërkoi që kësaj radhe në këtë mbledhje të diskutohet edhe për gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për të cilët tha se nuk e kanë mbështetjen e duhur të dy qeverive.

Ajo ka thënë se Presheva nuk duhet të lihet si jetime.

Tahiri: Të mos e lëmë Preshevën jetime

“Kësaj here në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, të ketë një pikë për mbështetje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe ndoshta të iniciohet ndonjë program i përbashkët. Për shkak se prej shqiptarëve tjerë që janë në rajon, më duket se gjendja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, kërkon një mbështetje shumë më të madhe të Shqipërisë dhe Kosovës dhe një koordinim në këtë drejtim duke mos i lënë si jetim. Ne kemi këtu disa angazhime dhe atje, por për mendimin tim nuk janë të mjaftueshme. Mendoj se është koha e fundit që të bëjmë shumë më shumë për ta. Madje edhe vizitat i kemi të rralla, çoftë nga Kosova, çoftë nga Shqipëria, të mos flas për mbështetje konkrete në fusha të ndryshme”, t ha ajo.

Ndërsa kryeministri i vendit Isa Mustafa ka kërkuar nga kabineti qeveritar që t’i bëjnë përgatitjet për këtë mbledhje, pasi që sipas tij deri tani nuk është punuar sa duhet, në përgatitjet e marrëveshjeve që mund të nënshkruhen në këtë mbledhje. Ai po ashtu kërkoi nga ministri Mahir Yagcilar që të punohet në Bibliotekën Kombëtare, aty dhe ku pritet të mbahet mbledhja e dy qeverive, duke pohuar se deri tani asgjë nuk është punuar.

Mustafa: Mos i prolongoni gjërat

“Iu kisha lut mos prolongoni. Deri tani kemi pasur raporte nga MFSK, nga MAPL, nga MIE, nga MTI, nga MZHE, MMPH dhe MPMS. Ministritë tjera nuk kanë raportuar, lidhur me atë çfarë është punuar deri më tani dhe çka planifikojnë të punojnë. Nuk jam që sot ta hapim debatin. Kisha kërku që deri të hënën të kemi informatë të saktë, se kush janë ministritë tjera, të cilat kan ë memorandume apo marrëveshje për të nënshkruar në mënyrë që të kemi tekstet e marrëveshjeve të cilat pastaj duhet të harmonizohen me palën shqiptare.. E kisha lut po ashtu ministrin Yagcilar që të intensifikoj punimet te Biblioteka në përgatitjen e ambientit. Sepse deri më tani nuk është punuar”, tha ai.

Ndryshe, mbledhja e përbashkët e dy Qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, pritet të mbahet me 03 Qershor në Prishtinë, në Bibliotekën Kombëtare.

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *