Home / Kryesoret / Shqiptarët duhet të ngriten në këmb, ELEM nuk mund të financoj 15 milion euro vetëm në komunën maqedonase

Shqiptarët duhet të ngriten në këmb, ELEM nuk mund të financoj 15 milion euro vetëm në komunën maqedonase

Shqiptarët e Maqedonisë duhet të organizojnë protesta masovike kundër projektit monoetnik që realizohet në Aerodrom të Shkupit. Në këtë komunë, kompania shtetërore ELEM, ka vendosur që të ndaj 15 milion euro nga buxheti i saj që në Aerodrom të Shkupit të ndërtojë “Parkun e Parajsës”. Ndërkoh në komunat shqiptare 15 milion euro nuk janë investuar gjatë 20 viteve të fundit në Maqedoni.

Në disa komuna shqiptare ende nuk ujë të pijëshëm dhe kanalizim, siç është komuna Haraçinës. Në Studeniçan është edhe më keq, infrastruktura i ngjanë Avganistanit. Jo edhe më mirë nuk është as në komunën e Zhelinës dhe komunat tjera.

Ky diskriminim duhet patjetër të ndërpritet një ditë e më parë. Nga ana tjetër organizatat jo qeveritare shqiptare dhe partitë opozitare të cilët ditë më parë dolën në protesta, sot ata kanë edhe më shumë arsye se pse duhet të protestohet kundër këtij projekti monoetnik.

Ndryshe, në Komunën Aerodrom të Shkupit do të ndërtohet një park në vlerë prej 15 milion eurove, dhe do ta mban emrin “Parku i Parajsës”. Ky park do të jetë gati gjatë dy viteve të ardhëshme, ndërsa do të kapë një sipërfaqe prej 10 hektarëve në afërsi të lumit Vardar, bulevarit “Serbia”, dhe bulevarit “Asnom”. Në këtë park do të ketë kafshë të ndryshme, si majmuna, kaproj, fazana, drenë.

Poashtu në këtë park do të ketë një liqen artificial me shumë ura të ndryshme, do të ketë restorant në formë të anijes. Autori I këti projekti është Zharko Çaushevski i cili është autorë i pjesës më të madhe të përmendorëve të projektit monoetnik, “Shkupi 2014”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *