Home / Kryesoret / Shtyhet seanca për “Grupin e Kumanovës”

Shtyhet seanca për “Grupin e Kumanovës”

Për shkak se gjykatësi i lëndës ndodhet në pushim mjekësor është anuluar seanca për të akuzuarit në rastin “Lagjia e Trimave”. Seanca e radhës është caktuar për më 31 maj, në sallën e Gjykatës Supreme.

Përndryshe seanca ishte paraparë që të vazhdonte sot në sallën e madhe të Gjykatës Supreme, sepse në Gjykatën Themelore Shkupi 1 nuk ka kushte hapësinore dhe të sigurisë për mbajtjen e gjykimit në të cilin ka një numër të madh të të akuzuarve.Këtë vendim, siç informuan javën e kaluar nga Gjykata Penale, e ka marrë Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe tani më është publikuar në Gazetën zyrtare.

Nga Gjykata Themelore Shkupi 1, paraprakisht e kërkuan sallën e madhe të Gjykatës Supreme, por kërkesa u refuzua me sqarim se ajo hapësirë ishte për karakter solemn dhe nuk është e pajisur të funksionojë si seancë gjyqësore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *