Home / Kryesoret / Skandalet me përmendoret shqiptare nuk kanë të ndalur

Skandalet me përmendoret shqiptare nuk kanë të ndalur

Skandalet me përmendoret shqiptare nuk kanë fund. Pas selfies që bëri deputeti i BDI-së, Artan Grubi, për përmendoren e Sharlos, që e ngatërroi me atë të Agollit, vjen skandali i radhës me përmendoret shqiptare.

Kësaj radhe ngatërrohet viti i lindjes dhe i vdekjes në përmendoren e Pjetër Bogdanit. Në përmendoren e cila u vendos sot përballë Kuvendit në Shkupit, në pllakatin shkruan se Pjetër Bogdani ka lindur më 1630 dhe ka vdekur më 1686. Ne fakt, biografia e shkrimtarit Bogdani thotë se i njëjti ka lindur në vitin 1625 në Gurin e Hasit, vend ky që ndodhet afër Prizrenit, ndërsa ka vdekur në viti 1689.

Se viti i lindjes dhe i vdekjes i Pjetër Bogdanit të vendosur në Shkup është ngatërruar, vërtetohet edhe në monedhën 1000 lekëshe të Shqipërisë e cila është e dekoruar pikërisht me figurën e Bogdanit, e që datat tregojnë se i njëjti lindi më 1625 dhe vdiq më 1689.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *