Home / Kryesoret / Sonte skadon afati për listat e deputetëve

Sonte skadon afati për listat e deputetëve

Deri mbrëmë, siç informojnë nga Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ), nuk ka arritur asnjë listë për kandidatët për deputetë.

Pasi do t’i marrë listat, KSHZ-ja ka 48 orë për të konfirmuar nëse lista e kandidatëve është parashtruar në afatin e konfirmuar dhe nëse është përbërë në pajtim me dispozitat e Kodit zgjedhor. Mungesat eventuale, parashtruesit e listave do të duhet t’i largojnë gjithashtu në afat prej 48 orëve.

KSHZ-ja mbajti seancë në të cilën e shqyrtoi Raportin nga regjistri i shtetasve të dorëzuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, i cili tregon se është rritur numri i personave me të drejtë vote gjegjësisht banorët minorenë të Maqedonisë në 1.958.844. Minorenë janë 505.422 ose gjithsej MPB-ja ka regjistruar 2.464.266 shtetas të Republikës së Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *