Home / Kryesoret / Sot protestohet në Shkup nën moton ”Drejtësi, Demokraci, Dinjitet”

Sot protestohet në Shkup nën moton ”Drejtësi, Demokraci, Dinjitet”

Sot pritet të mbahen protesta në Shkup, të organizuara nga Këshilli Oppozitar. Protesta me moton Drejtësi, Dinjitet dhe Demokraci, sipas organizatorëve ka për qëllim të tregoj se se jo të gjithë shqiptarët janë të nënshtruar dhe të përulur para shefave të VMRO-së. Në konferencën paralajmëruese për protestën Rufat Halili, nga Këshilli Opozitar, tha se protesta është shtegu i vetëm për të treguar se edhe pse koalicioni VMRO-DPMNE-BDI ka bërë shkarje nga Evropa, shqiptarët nuk shohin asnjë rrugë tjetër pos Evropës.

“Kjo protestë duhet të ngrejë zërin edhe kundër të gjithë atyre që kanë lejuar, kanë bërë ose kanë inskenuar procese të montuara politike, për shkak të të cilave sot po kalben burgjeve dhjetëra shqiptarë të pafajshëm. Nëse nuk reagojmë, ata janë në gjendje t’i përsërisin ata skenarë.  Prandaj duhet të reagojmë dhe të protestojmë. Duhet të protestojmë edhe për arsye se neve na është marrë e drejta demokratike e votës, sepse çifti VMRO – BDI gjithnjë kishin manipuluar vullnetin tonë dhe ne gjithnjë kemi dalë humbës”, ka deklaruar Rufat Alili nga Këshilli Opozitar.

Protesta do të niset nga parku i Çairit në orën 17:30 dhe para orës 18:30 do të ndaloj para Qeverisë. Aty do të lexohet deklarata e protestës dhe do të mbahen vetëm dy fjalime nga dy përfaqësues të Këshillit Opozitar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *