Home / Kryesoret / Sot jepet “iza” për viza

Sot jepet “iza” për viza

Sot Komisioni Evropian pritet ta jap dritën jeshile për liberalizimin e vizave për Kosovën, kjo ka ditë që është deklaruar nga zyrtarët më të lartë shtetëror të vendit, por edhe përfaqësues të lartë të BE-së.

Liberalizimi i vizave për Kosovën renditet në pikën e 14 dhe 15 të agjendës së KE-së për mbledhjen e sotme ku Komisioni deklarohet se a i ka përmbushur Kosova kriteret për heqjen e vizave.

Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku, ka ditë që ka thënë se Kosovës do i jepet liberalizimi pasi të gjitha kushtet janë plotësuar, ai e ka quajtur këtë javë historike.

Njëjtë sikur Çollaku edhe presidenti Hashim Thaçi në një prononcim për Klan Kosovën ditën e djeshme ka thënë se Kosovën e pret edhe një arritje e historike siç është liberalizimi i vizave që shënon lajmin e dytë të mirë brenda një jave pas pranimit të Kosovës në UEFA.

Johannes Hahn , komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë dje në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ka thënë se nga ana teknike edhe Kosova edhe Gjeorgjia i kanë plotësuar kushtet për liberalizim.

Kosova është i vetmi shtet në rajon që nuk e ka liberalizimin e vizave. Izolimit të Kosovës duket se do t’i jepet fund pas tri dekadash, gjë që për qytetarët e Kosovës është historike dhe domethënëse.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *